Hoti në takime me zyrtarë të lartë në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti....

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të ketë takime zyrtare të lartë të Bashkimit Evropian të enjten në Bruksel.
I pari i ekzekutivit do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, eurodeputetët, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Këto takime me përfaqësues të Bashkimit Evropiane vinë pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Kryeministri Hoti ka deklaruar se beson që deri në fund të këtij viti do të ketë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
Dje ai marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë e konsideroi si hap të madh drejt marrëveshjes finale, e cila thotë se do të përfundojë me njohje reciproke. Hoti theksoi se kushdo që thotë se kjo e ka cenuar sovranitetin e Kosovës e ka gabim, pasi siç u shpreh normalizimi ekonomik e ka fuqizuar vendin në arenën ndërkombëtare.
Shefi i ekzekutivit të Kosovës, tha edhe se kërkesa për bashkëngjitje në nismën rajonale ka qenë kërkesë ekskluzive e SHBA-së. Kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje i konsideron si vazhdimësi e gabimeve, që siç tha historikisht e kanë pasur gabim.
