Pamje apokaliptike nga SHBA, zjarret skuqin qiellin në Oregon
10.09.2020 12:04
Zjarret e nisura nga rrëzimi i pemëve dhe këputja e linjave elektrike...

Zjarret e nisura nga rrëzimi i pemëve dhe këputja e linjave elektrike në zonat e kenionit Santiam në Oregon kanë djegur deri tani 200,000 hektarë tokë, ndërsa qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe
Pamjet tregonin frikën e banorëve dhe hirin që bie nga qielli. Era e tymit është e rëndë. Hyrjet e daljet në autostradë janë mbyllur.
Zyrtarët e kontesë Marion thanë se zjarret që po terrorizojnë kenionin Santiam Canyon nisën prej prerjes së pemëve që rrëzuan më tej linjat elektrike të cilat shkaktuan zjarre të vogla. Këto të fundit u fuqizuan nga erërat.
Zona ka marrë tashmë alarm Nivel 2 për evakuim, që do të thotë “bëheni gati për t’u larguar sapo të dalë njoftimi”.
