Bekteshi: Javën e ardhshme rebalanci i buxhetit
Pasojat e virusit Korona në sektorin ekonomik kanë imponuar edhe rebalanc të buxhetit....

Pasojat e virusit Korona në sektorin ekonomik kanë imponuar edhe rebalanc të buxhetit.
Procesi për rishikimin e ri të buxhetit pritet të fillojë nga java tjetër, i cili bëhet me qëllim për të shqyrtuar mjetet buxhetore, pas krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Këtë e konfirmoi edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Javën e ardhshme do të kemi edhe propozim nga Ministria e Financave. Do të ketë rebalanc të buxhetit, kurse vendimi do të sillet javën tjetër.”,- deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Finance think”: Shteti duhet të ketë kujdes në alokimin e mjeteve
Nga “Finance think” thonë se dallim nga rebalanci i parë, ku sipas tyre shpenzimet joproduktive nuk ishin shkurtuar aq sa duhet, në këtë rebalanc shteti duhet të ketë kujdes në alokimin e mjeteve ku ka nevojë dhe të shkurtohen shpenzimet në sektorët më pak të nevojshëm.
“Të mbahet llogari për ato sfida të cilat janë përballja me krizën Covid dhe të alokohon mjete pikërisht në ato sektore ku është e nevojshme të investohet mjete shtesë. Mbetet porosia për vëmendje të posaçme në harxhimet e mjeteve publike, sidomos në këtë periudhë të jenë për qëllime produktive. Megjithatë edhe të identifikohen pjesë ku munden të ndikojnë në zhvillim dhe të kenë ndikim më të madh në bruto-prodhimin vendor.”,- tha Bllagica Petrevski nga “Finance Think”.
Ruajtja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet në pakon e re të masave anti-krizë, thonë nga “Finance think”. Gjithashtu, sipas tyre, ndihmat duhet të jenë më të targetuara. (Ersan Pajaziti, TVM2)
