Maqedoni

Kovid-19, 3 të vdekur e 121 të infektuar

10.09.2020 18:15

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, dy pacientë nga Prilepi të moshës 63 dhe 83 vjeç...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, dy pacientë nga Prilepi të moshës 63 dhe 83 vjeç dhe një pacient nga Struga e moshës 60 vjeçare. Ndërkohë, nga 1410 testet e kryera pozitiv kanë rezultuar 121 persona dhe atë në Shkup-33, Ohër 11 raste, në Kriva Pallankë 9 raste, Kumanovë 8, në Shtip, Manastir, Strugë dhe Tetovë nga 6 raste, 5 raste në Koçan, në Gostivar dhe Kavadar nga 4 raste, në Strumicë, Gjevgjeli, Veles dhe Dellçevë nga 3, nga dy raste janë regjistruar në Prilep dhe Shën Nikollë, kurse në Berovë, Vallandovë Makedonski Brod, Krushevë, Vinicë dhe Kërçovë nga 1 raste. Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 142 persona të shëruar, ku shumica e të shëruarve janë nga Shkupi, Kumanova dhe Gostivari. Numri i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 15.414 pacientë të infektuar, numri i të shëruarve është 12.896 dhe numri i të vdekurve është 637. Momentalisht në Maqedoni ka 1.881 raste aktive me koronavirus. 
 
Ndërkohë që në takimin me ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve i kanë dhënë propozimet e tyre për zbatimin e vendimit të Qeverisë sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, të sëmurët kronikë të kthehen në punë, ndërsa me këtë rast të mos bëhen keqpërdorime në sistem. Të sëmurët kronikë kanë afat deri më 23 shtator të vizitojnë specialistë dhe të marrin vërtetim me të cilin për shkak të diagnozës dhe situatës së tyre nuk do të mund të kthehen në punë. Që të mund ta realizojnë këtë, do të lëshohen termine shtesë në “Termini Im” dhe “E-ambulancë”. Nëse deri më 23 shtator këta pacientë nuk arrijnë t’i sigurojnë vërtetimet, do të lihet hapësirë për prolongim.
 
BELINDA KOKA ADEMI