Thaçi: Ndjehem krenar si lider i opozitës

02.11.2014 17:28

Sot jemi në një situatë kur PDSH është e vetmja parti opozitare e cila mbijeton dhe unë ndihem krenar........

Kështu është shprehur Kryetari I PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervist për ‘Radio Evropa e Lirë’. Thaçi më tej ka thënë se edhe përkundër shumë përpjekjeve nga partit tjera më të vogla shqiptare që të fitojn PDSH-në,e jo partin në pozit ajo sërish ka mbijetuar.

“Është e qartë se shumë njerëzve u shkon për shtati që të fitojë BDI-ja, jo vetëm brenda në shtet, por edhe të huajve, megjithatë unë mund të krenohem që PDSH-ja ndoshta i humb zgjedhjet, por PDSH-ja mbijeton. Ne kishim edhe konkurrencë të pakuptimtë tek opozita shqiptare. E dini që u paraqitën 4-5 parti të vogla dhe qëllimi i tyre kryesor ishte që ta fitojnë PDSH-në, dhe jo dikë që është në pushtet. Sot jemi në një situatë kur PDSH është e vetmja parti opozitare e cila mbijeton” – tha kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lideri I PDSH-së Thaçi, ka vlersuar se Maqedonia gjendet ne një situate shumë delikate, dhe ai nuk është i gatshëm të marr përgjegjësi për situata të mundshme turbulente qoftë nga brenda apo jashtë. Sipas tij ndërkombëtarët  ngadalë por sigurt do ta nxjerrin shkopin dhe atë nuk do ta përdorin kundër opozitës apo qytetarëve, por kundër qeverisë. (Sanije Kasami, TVM2)