Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zjarri në arkivin e Inspektoratit, i qëllimshëm

10.09.2020 18:20

VMRO-DPMNE e vlerëson të qëllimshëm zjarrin në arkivin e Inspektoratit të Mjedisit Jetësor....

VMRO-DPMNE e vlerëson të qëllimshëm zjarrin në arkivin e Inspektoratit të Mjedisit Jetësor. Nga kjo parti vlerësojnë se zjarri kishte për qëllim fshehjen e punëve të pista të pushtetit, prandaj  bënë thirrje që hetuesia të zbardhë rastin. 
 
“A është e vërtetë se janë djegur dokumente e dosje që raportojnë për keqpërdorimet e parave nga projektet e fondeve evropiane, të cilat ishin të arkivuara pikërisht në këto hapësira të Inspektoratit? Me të njëjtat projekte, sipas informacioneve tona, ja edhe publikisht shtrojmë pyetje, a kanë pasur dorë persona anëtarë të LSDM-së? Të rikujtojmë se ky nuk është rasti i parë që ndodhi të digjen arkiva derisa ky koalicion është në pushtet.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.