Botë
Kosovë, 7 të vdekur e 69 të infektuar
10.09.2020 18:47
Virusi korona ka vazhduar të marrë jetë njerëzish edhe në Kosovë dhe Shqipëri....
Në Kosovë kanë humbur jetën 7 persona derisa në Shqipëri janë shënuar dy të vdekur. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 532 persona, prej të cilëve pozitiv kanë rezultuar 69 raste, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën derisa janë shëruar 107 pacientë. Numri total i rasteve pozitive është 14.446 raste, nga të cilët 11.033 janë shëruar, derisa 2.832 raste janë aktive.
Shqipëri, dy të vdekur e 156 të infektuar
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 156 raste pozitive me virusin korona, duke e çuar në total 10860 numrin e të prekurve. Po ashtu janë regjistruar edhe dy të vdekur. Në nivel botëror numri i të infektuarve nga virusi korona ka arritur në 27 milion e 911 mijë e 537 persona, rreth 19 milion prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 904 mijë e 675 persona kanë vdekur.
