Botë
Ambasadorja Kim ka inkurajuar Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e gjyqtares Margjeka
10.09.2020 18:55
Një ditë pas arrestimit të gjyqtares së Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka...

Një ditë pas arrestimit të gjyqtares së Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka, ambasadorja amerikane në Tiranë, Juri Kim, ka inkurajuar Prokurorinë e Posaçme të vazhdojë punën, duke deklaruar se disa persona po përpiqen ta pengojnë atë.
Ambasadorja Kim tha se SPAK duhet të jetë funksional dhe se askush nuk duhet të intimidojë gjyqtarët e prokurorët.
Krydiplomatja amerikanë e vuri theksin tek rëndësia e ngritjes sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka mbetur jashtë funksionit për shkak të vetingut dhe largimeve në sistemin e drejtësisë.
Ndërkohë, një raport i Departamentit amerikan të Shtetit e ka renditur Shqipërinë në listën e kuqe të vendeve të korruptuara, duke deklaruar se për shkak të këtij fenomeni, klima e të bërit biznes është e vështirë. Ndaj raportit ka reaguar edh presidenti edhe Partia Demokratike, sipas të cilave Shqipëria ka prekur fundin.
LULJETA NDOKA
