Botë
Kremlin, Putin e Vuçiq bisedë telefonike për Kosovën
10.09.2020 19:09
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq..

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë biseduar në telefon rreth Kosovës, njoftoi Kremlini.
“Vëmendje e veçantë i kushtohet problemit të Kosovës. Vuçiq informoi Putin në lidhje me negociatat në Uashington dhe Bruksel më 4 dhe 7 shtator. Putini ka konfirmuar pozicionin e pandryshuar të Rusisë në zhvillimin e një “zgjidhje të ekuilibruar dhe kompromisi” që është “e pranueshme” për Beogradin dhe “e cila duhet të përcaktohet” nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Derisa sipas një njoftimi të presidencës serbe, Vuçiq ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Rusisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për përpjekjet e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Federata Ruse do t'i sigurojë Serbisë mbështetje politike në përpjekjet e saj për të ruajtur integritetin e saj territorial dhe të koordinojë veprimet e saj të politikës së jashtme me Serbinë, të gjitha me qëllim të mbrojtjes së rendit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.
