Botë

Greqi, përpjekje për strehimin e migrantëve

10.09.2020 19:29

Autoritetet greke po bëjnë përpjekje për t’i strehuar mijëra migrantë të mbetur të pastrehë..

Autoritetet greke po bëjnë përpjekje për t’i strehuar mijëra migrantë të mbetur të pastrehë, në ishullin Lesbos, pasi kampi kryesor u shkatërrua nga zjarret. Ministria e Migracionit tha se ka dërguar anije për t’i strehuar përkohësisht qindra njerëz. Masat e autoriteteve greke po zbatohen para vizitës së paralajmëruar të nënpresidentit të Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, për t’i inspektuar kushtet në ishull.
 
Zjarri i parë që shpërtheu të martën vonë në kampin Moria, detyroi mijëra migrantë të largohen në ullishtet përreth. Ministri i Migracionit në Greqi, Notis Mitarachi, tha se migrantët ishin fajtorë për ndezjen e zjarrit, për shkak të vendosjes së masave të karantinës, pasi 35 njerëz në kamp rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri.