Maqedoni
Parashikimi i motit
11.09.2020 09:04
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Në disa vende do të ketë mjegulla dhe do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 28 deri 35 gradë celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 32 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë celcius.
