Maqedoni

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, protesta në disa qytete, dy në Shkup

11.09.2020 11:13

Dy marshe protestuese kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë paralajmëruar për pasdite në Shkup....

VMRO-DPMNE protestën do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit rregullator. Edhe Konfederata e organizatave sindikale nga ora 18:00 paralajmëroi marsh protestues që do të fillojë nga “Çairçanja” dhe do të përfundojë para Komisionit rregullator për energjetikë dhe Kuvend.
 
Qëllimi i organizimit, siç kumtuan prej atje, është 10 deri në 20 automjete dhe qindra qytetarë, në shenjë pakënaqësie që të shprehet revoltë për procedurën dhe iniciativën për shtrenjtimin e rrymës. protesta janë paralajmëruar edhe në disa qytete të tjera.