Maqedoni

Protestat kundër shtrenjtimit të energjisë, KRRE ankohet se VMRO-DPMNE po i bën presion

11.09.2020 11:31

Komisioni rregullator për energjetikë ankohet se protesta e VMRO-DPMNE-së, është presion i drejtpërdrejtë ndaj punës së tyre...

KRRE ka informuar Sekretariatin e Komunitetit energjetik në Vjenë, si dhe Delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
"Vendimi i Komisionit rregullator për energjetikë është sjellë në bazë të Ligjit për energjetikë dhe akteve adekuate nënligjore në të cilat janë inkorporuar parimet e legjislaturës së Bashkimit Evropian dhe standardet evropiane, me analizim të të dhënave për punën financiare të ushtruesve të veprimtarive energjetike. Me vendimin e sjellë, sigurohet funksionim i papengueshëm i sistemit elektro energjetik – siguri, stabilitet dhe besueshmëri në dërgesën e energjisë elektrike që është me rëndësi të posaçme mu në prag të periudhës së dimrit", thonë nga KRRE.