Botë
Zjarret masive në Oregon, 500 mijë banorë evakuohen nga zonat e prekura
11.09.2020 12:39
Më shumë se 500 mijë njerëz në Oregon u detyruan të evakuohen për shkak të zjarreve...

Më shumë se 500 mijë njerëz në Oregon u detyruan të evakuohen për shkak të zjarreve më masive të regjistruara ndonjëherë në historinë e tij.
Të paktën 15 njerëz kanë ndërruar jetë nga zjarret, që kanë kapluar më shumë zona. Situata është veçanërisht e vështirë në Oregon, kjo pasi kushtet e zjarrit të cilat nuk janë parë për tre dekada kanë lënë të vdekur të paktën tre njerëz, duke shkatërruar edhe të paktën pesë qytete. Autoritetet u detyruan të bëjnë evakuimin e komuniteteve nga kufiri jugor në lagjet e Portland. Dje, presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve në këtë zonë të SHBA-ve.
