Maqedoni
Alternativa: Biznes milionësh me një person anti BE e anti NATO
11.09.2020 14:18
Partia Alternativa akuzon qeverisjen lokale në Tetovë se ka ndryshuar Planin Detal Urbanistik vetëm një ditë pas votimit të qeverisë...

Partia Alternativa akuzon qeverisjen lokale në Tetovë se ka ndryshuar Planin Detal Urbanistik vetëm një ditë pas votimit të qeverisë, duke mundësuar një ndërtim që do ta ketë fitim prej 200 milionë euro, për një person të njohur për agjendat e tij anti europiane dhe anti NATO. Nga Alternativa thonë se nëse këto janë parimet mbi të cilat do të funksionojë kjo qeveri, konstatimi logjik është se ajo është e zhytur thellë në krim dhe korrupsion, madje punon fshehurazi ose publikisht për agjenda që janë kundër interesave strategjike shqiptare dhe shtetërore.
“Znj. Teuta Arifi duhet të përgjigjet se kush është përfituesi më i madh i këtij biznesi dhe kujt i shërben ky biznes? Ajo dhe stafi i saj duhet t’i përgjigjen opinionit se për çfarë çmimi është bërë ky ndryshim, kush janë përfituesit e vërtetë dhe pse komuna e Tetovës realizon bashkëpunim të këtillë me persona që janë financues të agjendave anti europiane dhe anti atlantike. A mos ndoshta këto mjete do të shpenzohen për agjenda të këtilla dhe nëse po, çfarë e lidhë këtë qeveri dhe këtë staf drejtues të Komunës së Tetovës me këto agjenda?”,- deklaroi Hysni Ismaili nga Alternativa.
