Botë

6 muaj pandemi, 27 mln pozitivë, 19 mln të shëruar e 900 000 të vdekur

11.09.2020 14:37

Kanë kaluar gjashtë muaj prej kur OBSH shpalli pandemi globale të Covid-19....

Numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende. Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën. Prej tyre, mbi 909,000 kanë vdekur dhe afro 19 milionë janë shëruar. Kontinentet më të rrezikuara shihen Azia dhe Amerika Latine numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara çdo ditë. 
 
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave: mbi 191,000. India tani ka numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara në botë, që arrijnë 90,000 në ditë. Në Amerikën Latine, Brazili ka numrin më të lartë të vdekjeve, me më shumë se 128,000 deri më tani. Gjithashtu ka regjistruar më shumë se katër milion raste, e treta më e larta në botë. 
 
 
Në Lindjen e Mesme, Irani është prekur keq nga virusi dhe dokumentet e zbuluara në shërbimin Persian sugjerojnë që numri i të vdekurve është më shumë se dyfishi i totalit zyrtar, i cili aktualisht qëndron në më shumë se 22,000. Iraku fqinj gjithashtu ka parë një rritje të rasteve. Rastet po vazhdojnë të rriten në Indonezi dhe vendi ka regjistruar më shumë se 8,000 vdekje, numri më i lartë në Azinë Juglindore.
 
Afrika ka regjistruar më shumë se një milion raste të konfirmuara, megjithëse nuk dihet përmasat e vërteta të pandemisë në kontinent. Shkalla e testimit raportohet të jetë e ulët. Afrika e Jugut dhe Egjipti kanë parë shpërthimet më të mëdha të regjistruara deri më tani, me Afrikën e Jugut një nga 10 vendet në botë që regjistroi më shumë se 500,000 raste të konfirmuara.
 
Situata paraqitet e rëndë edhe në Europë ku një numër të lartë të prekurish shënon ende Italia, e megjithatë numrin më të lartë në kontinent e shënojnë Franca dhe Spanja me më shumë se 100,000 raste në ditë Nuk dihet se kur pandemia do të përfundojë , por supozohet se nëpërmjet përpjekjeve globale dhe teknologjisë moderne virusi  do të vihet nën kontroll brenda dy viteve.
 
GAZMEND KURTISHI