Botë

Sërish radhë në Kapshticë, 100 persona bllokohen në zonën neutrale

11.09.2020 14:53

Janë rikthyer sërish radhët në Kapshticë, aty ku mbi 100 persona kanë mbetur të bllokuar në tokën neutrale....

Janë rikthyer sërish radhët në Kapshticë, aty ku mbi 100 persona kanë mbetur të bllokuar në tokën neutrale. Shkak është bërë plotësimi i kuotës prej 300 personash që duhet të kalojnë në ditë në këtë pikë kufitare. Emigrantët kërkojnë zgjidhje, pasi u skadon afati për dorëzimin e rezultatit të tamponit, ndaj kërkojnë zgjidhje urgjente nga autoritetet.
 
Ndërkohë, dhjetëra emigrantë janë kthyer pas nga pala shqiptare, për shkak të mungesës së tamponëve dhe problemeve me dokumentet. Këtë të premte, pika kufitare mbeti e hapur vetëm 4 orë e 30 minuta dhe në kufi kaluan vetëm 300 emigrantë, një pjesë e të cilëve kishin mbetur të bllokuar nga një ditë më parë. Pika kufitare do të hapet mëngjesin e së shtunës, ku sërish radhët pritet të jenë të gjata.
 
LULJETA NDOKA