Maqedoni

Osmani-Zhbogar: Periudhë historike për integrimet evropiane

11.09.2020 15:01

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka pasur takim lamtumirës me shefin e Delegacionit të BE-së...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka pasur takim lamtumirës me shefin e Delegacionit të BE-së, ambasadorin Samuel Zhbogar. Osmani shprehu mirënjohje të sinqertë dhe ndau plaketë-falënderimi për angazhimin e palodhur dhe kontributin personal të ambasadorit Zhbogar për ta çuar përpara dosjen e BE-së për Maqedoninë e Veriut, që u kurorëzua këtë vit me sjelljen e vendimit për fillim të negociatave dhe realizimin e Konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, me të cilën shënohet edhe fillimi konkret i procesit negociues. Maqedonia e Veriut vazhdon përpara e përkushtuar dhe me padurim pret që të fillojë të punojë në dosjen e negociatave konkrete të BE-së, tha Osmani në takim. 
 
 
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se politika e BE-së për zgjerim dhe mundësia që nëpërmjet procesit të harmonizimit të pranohen standardet e BE-së është e një rëndësie të veçantë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, kontribuon për ruajtjen e stabilitetit të tyre dhe zhvillimin ekonomik. Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar u tregua si partner i qëndrueshëm dhe në të ardhmen mund të japë kontribut të denjë pozitiv në politikat dhe funksionimin e BE-së, thuhet në kumtesën e MPJ-së.