Maqedoni

FIZHT: 15 milion denarë për vauçerë inovativë

11.09.2020 15:30

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik paralajmëroi instrument të ri për bashkëpunim mes Shoqatës së Biznesit dhe kuadrit akademik...

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik paralajmëroi instrument të ri për bashkëpunim mes Shoqatës së Biznesit dhe kuadrit akademik. Ata paralajmëruan thirrjen e re për ndarjen e mjeteve financiare përmes vauçerëve inovativë, që kanë si qëllim rritjen e bashkëpunimit mes kompanive dhe shkencës, në aktivitete inovative të cilat do ta rrisin konkurrencën e bizneseve, segment në të cilin vendi ka ngecur mjaft.
 
“Ky është instrument i parë ku kompanitë nuk do të marrin mjetë në mënyrë direkte, por do të marrin shërbim nga kuadri akademik me çmimore që vet universitetet do ta caktojnë. Kjo nënkupton se këto mjetë përfundojnë në llogari të institucioneve të larta arsimore.”,- tha drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.
 
“Sektori i biznesit apo sektori real dhe ata të arsimit të lartë do të jenë në komunikim të përhershëm në interes të përbashkët. Në këtë mënyrë edhe do të rrisim pjesëmarrjen e investimeve në shkencë në krahasim me bruto prodhimin vendor, sepse tani kjo përqindje është larg nën atë evropiane por dhe rajonale.”,- tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Mila Carovska.
 
Thirrja do të hapet më 1 tetor dhe do të zgjasë deri sa mjetet e projektuara do të ndahen. Aplikacionet do të dorëzohen në mënyrë elektronike ndërsa aplikantët mund të jenë kompani të vogla, mikro dhe të mesme.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI