Maqedoni

Dhurim tradicional i gjakut për 11 shtatorin, Burns: Këtë ditë ia kushtojmë infermierëve

11.09.2020 16:02

Aksioni tradicional i dhurimit të gjakut...

Aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, i dyti me radhë, që u mbajt  në 19 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, sivjet iu kushtua infermierëve. Aksioni organizohet nga Ambasada Amerikane në Shkup dhe Kryqi i Kuq.

Vetë ambasadori Burns u bë pjesë e qytetarëve që sot dhuruan gjak.

“Këtë vit ne ua kushtojmë këtë ditë infermierëve për shërbimin e tyre në vitin 2020. Infermierët luajnë një rol kryesor jo vetëm në sulmet terroriste, në zonat e luftës dhe krizës, në zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore, por mbi të gjitha këtë vit në trajtimin e pandemisë Covid-19. Ata bëjnë shumë më tepër sesa vetëm që ofrojnë kujdes mjekësor, ata janë të përfshirë në të gjitha institucionet dhe objektet mjekësore, duke siguruar protokolle të sigurta, edukim dhe disiplinë, duke ndihmuar në monitorimin dhe monitorimin e rrjedhës së sëmundjes.",- deklaroi ambasadorja e ShBA-ve në RMV, Kate Burns.