Maqedoni
Pakoja e katërt ekonomike, Bytyqi nuk jep hollësi se sa do të jetë paketa e re
11.09.2020 16:15
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në paraqitjen e tij të parë pas marrjes së postit...

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në paraqitjen e tij të parë pas marrjes së postit, prezantoi prioritet ekonomike. Ulja e shkallës së varfërisë nën 16 për qind, investimi në kapitalit njerëzor dhe hapjen e vendeve të reja të punës, ulja e papunësisë në numër njëshifror, lufta kundër ekonomisë gri, rritja ekonomike prej 4 për qind dhe zhvillimi teknologjik, janë sferat të cilat do të kenë prioritet këto 4 vite. Bytyqi paralajmëron se së shpejti do të prezantohet dhe grupi i katërt i masave ekonomike që do të ndërmarrë qeveria për të përkrahur bizneset dhe qytetarët në këtë periudhë të pandemisë.
"Grupi i katërt i masave është prioriteti ynë. Që nga dita e parë ne kemi konsultime me të gjithë palët e interesuar, konsultohemi se si duhet të shfrytëzojmë paratë. Nuk mund të ketë devijime të mëdha nga tre grupet e mëparshme të masave, ato bazohen në strukturën GDP. Ne jemi duke analizuar shpenzimet e të gjitha institucioneve, në fillim të javës së ardhshme do të ketë një vlerësim të saktë dhe në fund të javës do të dimë saktësisht dhe do të sjellim një përfundim në Këshillin Ekonomik se sa do të jetë paketa.",- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi.
Bytyqi hedh poshtë spekulimet se masat ekonomike janë të njëanshme dhe të selektuara.
“Nuk ka masa dhe hapa të njëanshëm, por hapa të përbashkët, të gjithë do të ulemi së bashku dhe do të flasim se si të krijojmë masa.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi.
Deri më tani paketa financiare për të ndihmuar dhe luftuar pandeminë peshon afër 550 milion euro. 240 milion euro janë ndarë për kompanitë dhe qytetarët.
GAZMEND REXHEPI
