SHBA, Kosova dhe Serbia propozohen për çmimin Nobel

11.09.2020 16:37

Marrëveshja për stabilizimin ekonomik....

Marrëveshja për stabilizimin ekonomik mund t’u sjellë një vlerësim prestigjioz ndërkombëtar Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Deputeti i parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka emëruar këto shtete për çmimin Nobel për Paqen, për vitin 2021, duke i vlerësuar për akordin e arritur me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ligjvënësi liston dhe arsyet e tij për nominimin e Kosovës, Serbisë dhe SHBA-së, në një letër dorëzuar Akademisë së Shkencave të Norvegjisë që ndaj çmimet Nobel.

“Dua të propozoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe, sepse përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, - tha Magnus Jacobsson, deputet i parlamentit të Suedisë.