VMRO-DPMNE sërish në protestë, bllokoi të gjitha rrugët rreth KRRE-së
VMRO-DPMNE sërish doli në rrugë për të kërkuar ulje të çmimit të energjisë elektrike....

VMRO-DPMNE sërish doli në rrugë për të kërkuar ulje të çmimit të energjisë elektrike dhe dorëheqjen e anëtarëve të bordit të Komisionit Rregullator bashkë me kryetarin, Marko Bislimovski.
Erdhëm për të dorëzuar kërkesat tona deri tek Komisioni Rregullator, por hasëm në dyert e mbyllura të KRRE-së, tha Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
“VMRO-DPMNE sërish është në rrugë. Ashtu siç kemi paralajmëruar, kërkojmë nga kjo qeveri, nga kjo qeveri mafioze, që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Askush nuk na i hapi derën që ta dorëzojmë këtë kërkesë. Kuptohet, VMRO-DPMNE fton të gjithë qytetarët që të na bashkohen, sepse ne duam ta dëgjojmë zërin e popullit. Zëri i popullit është që të ulet çmimi i energjisë elektrike. Kërkojmë që të kthehet çmimi i mëparshëm, gjithashtu kërkojmë që të japin dorëheqje të gjithë anëtarët e KRRE-së në krye me kryetarin.”,- deklaroi Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
VMRO pret reagimin e qeverisë dhe varësisht nëse ka mirëkuptim për kërkesat e tyre do të ndryshojnë edhe vendimet lidhur me protestat. Në të kundërtën vazhdojnë të mbeten në rrugë. (Naim Ramadani, TVM2)
