Covid-19, 5 të vdekur dhe 50 raste të reja në Kosovë

11.09.2020 18:59

Në Kosovë po vërehet ulje e numrit të të infektuarve të rinj...

Në Kosovë po vërehet ulje e numrit të të infektuarve të rinj, por vazhdon të jetë i lartë numri i viktimave. Atje pesë pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit. Janë testuar gjithsej 561 mostra, prej të cilëve rezultojnë 50 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760.

Sipas IKSHP, numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes.