Covid-19, 3 viktima dhe 161 infektime të reja në Shqipëri
3 viktima dhe 161 infektime të reja u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri....

3 viktima dhe 161 infektime të reja u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri. Gjithashtu edhe 97 persona arritën të mposhtin virusin Sars Cov 2.
Krahasuar me të dhënat e 2 javëve të fundit, ka një ulje të lehtë, por hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve. Nga 875 testime të kryera, 161 kanë rezultuar pozitivë më virusin SARS COV2.
Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.
Me rinisjen e procesit mësimor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel mësuesve, prindërve, nxënësve të respektojnë me përpikëri masat ndaj COVID-19 me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi.
Maska është e detyrueshme, respektimi i distancës dhe higjienës. Koordinatori në çdo shkollë duhet menjëherë të sinjalizojë strukturat e shëndetësisë për çdo rast të dyshuar. Por edhe prindërit kanë rol të rëndësishëm për të frenuar përhapjen e Covid-19, duke u kujdesur që çdo dite të masin temperaturën e fëmijëve përpara se të shkojnë në shkollë.
