Xhokoviç fiton mastersin e Parizit
Novak Xhokoviç arriti të mbroj titullin e mastersit të Parizit, duke fituar me shumë lehtësi në finale, kundër Millosh Raoniçit, me 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:3….

Me këtë trofe, tenisti më I mirë në botë aktualisht, fitoi trofeun e tij të tretë në kryeqendrën franceze, të gjashtin sivjet apo gjithsej të 47-tin në karierë.
Bartësi I parë, në finalen e sotme, njëherësh regjistroi fitoren e 600 jubilare në karierë, për gjithsej trofeun e 20-të nga këto turne më të vlefshme pas gren slemeve.
Xhokoviç, ndaj bartësit të shtatë Millosh Raoniç, ishte I koncentruar që nga fillimi I sfidës, duke zhvilluar një meç pothuajse të përkryer deri në fund dhe pa probleme erdhi deri te trofeu I ri në karierën e tij, që e afron edhe më shumë drejt vendit të parë në mbyllje të vitit.
Tani, para mastersit final të Londrës, ku do të luajnë tetë tenistët më të mirë në botë, Xhokoviç ka 1310 pikë më shumë se Roxher Federer dhe I nevojiten vetëm edhe dy fitore, që edhe zyrtarisht sezonin ta mbyll në pozitën e parë. (Mustafa Ademi, TVM2)
