19 vite nga sulmet terroriste në ShBA, 11 shtatori përkujtohet në kushte pandemie
Mijëra njerëz shënuan sot në qytetin e Nju Jorkut....

Mijëra njerëz shënuan sot në qytetin e Nju Jorkut, në Uashington dhe në Pensilvani, 19 vjetorin e sulmeve terroriste të viti 2001 që lanë 3 mijë personat e vrarë pas rrëmbimit të 4 avionëve, dy prej të cilëve goditën kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, njeri Pentagonin dhe tjetri u rrëzua në një fushë në Pensilvani.
Në Nju Jork ceremonitë u zhvilluan në memorialin e 11 shtatorit, aty ku si çdo vit që nga sulmi, u lexuan emrat e viktimave përfshirë dhe ata të një sulmi në vitin 1993 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë.
Në të gjithë qytetin u mbajt një moment heshtjeje në orën 8:46 të mëngjesit me orën lokale pikërisht koha kur një nga avionët u përplas me Kullën Veriore.
Presidenti Trump mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Shanksville të Pensilvanisë. Rivali i tij demokrat Joe Biden u ndal fillimisht në Manhatan e më pas iu drejtua Pensilvanisë.
Të gjitha aktivitetet u mbajtën nën masa të rrepta mbrojtëse nga Covid-19. Osama bin Laden dhe al Kaeda morën përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse çka pasoi një luftë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.
Osama bin Laden u vra nga forcat amerikane në maj të vitit 2011 në një sulm të befasishëm në vendstrehimin e tij në Pakistan duke i dhënë fund një kërkimi gati 10-vjeçar të udhëheqësin të al Kaedës.
