Shtrenjtimi i energjisë elektrike, protesta të qytetarëve në disa qytete
Qytetarët e Tetovës për të gjashtën herë me radhë janë duke protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....

Qytetarët e Tetovës për të gjashtën herë me radhë janë duke protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nga komisioni rregullator i energjisë elektrike i cili ka rritur energjinë elektrime për 7.4%.
Qytetarët kërkojnë që sa më shpejtë të shfuqizohet ky vendim,dhe të ketë ulje të energjisë elektrike në bazë të standarteve që ka RMV.
Ata sot bllokun hyrje-daljet e qytetit të Tetovës,tek rrethrrotullimi Monoplolit korner,dhe deri tek rrethrrotullimi i stadiumit.
Qytetarët bëjnë apel deri tek qeveria, deri tek kryeministri, Zoran Zaev dhe deri tek ata që marrin vendime që sa më shpejtë te shfuqizohet ky vendim pasi në të kundërtën do ti radikalizojn protestat.
“Njerëzit kanë presione të ndryshme por kërkesat tona do arrihen do sdo.Kjo nuk është rrugë e shkurtër pasi bëhet fjal për miliona euro që duhet të ndalen”.
“Gjysmën e punës e bëj nëpërmjet gazit, ndërsa energjia elektrike më vjen me të njejtin çmim. Apelojmë deri tek pushteti konkretisht Zoran Zaevi ti mbledhë mend pasi ne nuk do të ndalemi këtu, ju lutem që të marrin masa sa më shpejtë, përndryshe do marrim masa më radikale që pushteti do të çmendet” – thanë disa nga protestuesit për mikrofonin e TVM2.
Njëri ndër organizatorët e protestës tha për MTV2 se, “kërkesat janë të njejta dhe nuk ndryshojnë asnjë pikë”.
“Sa u përket kërkesave, nuk ndërrojmë as pikë e as presje. Këto kërkesa do ngelin deri në fund dhe ne do të vazhdojmë deri në fund. Unë mendojë se mesazhin ai vesh i shurdhër e ka marr vesh, edhe pse bën sikur nuk na ndegjon ka filluar të na dëgjojë dalëngadalë dhe mendojë se do vjen momenti që do na ftojnë në bisedime që ti zgjedhim problemet” – tha Adnan Abdullahi.
Protesta kundër EVN-ës ka pasur edhe në qytetin e Shkupit,Gostivarit dhe Kërçovës. 9Visar Sadiki, TVM2)
