Al Kaeda sërish iu kërcënua “Sharli Ebdos” për shkak të publikimit të karikaturave me profetin Muhamed
Aksioni vrasës kundër “Sharli Ebdo” nuk ishte ngjarje që ka ndodhur njëherë...
Aksioni vrasës kundër “Sharli Ebdo” nuk ishte ngjarje që ka ndodhur njëherë, paralajmëron organizata xhihadiste në raportin e vet të publikuar mbrëmë.
Njëherit, Al Kaeda edhe njëherë iu kërcënua javores satirike “Sharli ebdo” e cila sërish publikoi karikatura të profetit Muhamed me rastin e gjykimit për sulmin e gazetës në janar të vitit 2015, transmeton grupi amerikan “SITE”, e specializuar për mbikëqyrje mbi organizatat xhihadiste, njofton korrespondenti i MIA-s.
Duke shënuar fillimin e gjykimit për sulmet xhihadiste ndaj “Sharli Ebdo”-s, policëve dhe supermarketeve hebraike në Paris në vitin 2015, ku e humbën jetën 17 persona, gazeta satirike i publikoi karakteristikat e profetit Muhamed, që javorja sërish e bëri shënjestër të xhihadistëve.
Presidenti francez Emanuel Makron dha dritë jeshile për këtë ripublikim, akuzon Al Kaeda./mia
