Botë

Borel: BE-ja e dënon dhunën në Bjellorusi dhe do të vendos sanksione

12.09.2020 13:40

Bashkimi Evropian e dënon eskalimin e dhunës në Bjellorusi dhe do të vendos sanksione kundër personave të cilët janë përgjegjës për mashtrimet zgjedhore dhe dhunën ndaj demonstruesve të qetë, deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme i BE-së, Jozep Borel. Ai përsëriti se BE-ja është e vendosur të vendos sanksione kudër përgjegjësve për dhunën “shuarjen e protestave të qeta dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore”. Ai shtoi se, nëse është e nevojshme, BE-ja do të ndërmarrë masa shtesë kufizuese, duke sqaruar se Borel nuk ka saktësuar çka do të thonë ato.

Katër diplomatë të paemëruar të BE-së dje deklaruan se BE-ja do ta shtyjë vendosjen  e sanksioneve ndaj Bjellorusisë për shkak të kontestit mes Qipros dhe Turqisë rreth resurseve energjetike në Mesdheun lindor.