Botë
Në Brazil tani më ka mbi 13.000 të vdekur nga Kovid19
12.09.2020 14:03
Në Brazil në 24 orët e fundit janë konfirmuar 43.718 raste të koronavirusit dhe me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve tani arrin 4.282.164 persona...

Në Brazil në 24 orët e fundit janë konfirmuar 43.718 raste të koronavirusit dhe me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve tani arrin 4.282.164 persona.
Në 24 orët e fundit në vend nga Kovid-19 kanë vdekur edhe 874 persona, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga fillimi i pandemisë tejkaloi 130.396 persona, kumtoi Ministria braziliane e Shëndetësisë.
Brazili gjendet në vendin e tretë në botë sipas numrit të të infektuarve me koronavirus, menjëherë pas SHBA-së dhe Indisë dhe në vendin e dytë në botë sipas numrit të vdekjeve, pas SHBA-së./mia
