Maqedoni

Mot me diell dhe me vranësira mesatare

03.11.2014 09:02

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare...

Paradite nëpër fushëgropa dhe luginat e lumenjve do të ketë mjegull dhe mjegulla të ulta. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
 
Temperatura do të lëvizë prej 10 deri në 16 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri në 13 gradë Celsius.
 
Për ditët e ardhshme Drejtoria për punë hidrometeorologjike paralajmëron mot të thatë me temperaturë maksimale në interval prej 11 deri në 17 gradë Celsius.