Botë

Greqi: Përleshje mes policisë dhe migrantëve në Lesbos

12.09.2020 14:56

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup migrantësh që po protestonin në ishullin Lesbos...

Tensionet nisën pasi qindra migrantë, duke brohoritur “Liri”, marshuan në rrugët që çojnë drejt portit të Mytilene, ku policia ka ndaluar ngritjen e disa kampeve të përkohshme për migrantët.
 
Kjo protestë vjen pasi katër ditë më parë, një zjarr shkatërroi kampin Moria, që ishte më i madhi në Greqi.
 
Në kampin Moria, që u dogj më 9 shtator, kanë qenë të strehuar 13,000 migrantë.
 
Gjermania ka thënë se dhjetë vende evropiane janë darkoduar që të strehojnë 400 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë ikur nga kampi Moria, pasi ai u dogj.
 
Migrantët, që kanë qenë të strehuar në kampin Moria, tani po flenë në rrugë dhe fusha, derisa autoritetet greke po tentojnë t'u gjejnë strehim.