Maqedoni

Protestat e VMRO-DPMNE-së, analistët: Me rëndësi mbështetja në kuvend

12.09.2020 16:25

Analistët politik Albert Musliu dhe Petar Arsovski nuk presin zhvillim dramatik...

Analistët politik Albert Musliu dhe Petar Arsovski nuk presin zhvillim dramatik të ngjarjve nga protestat që ka filluar VMRO-DPMNE. 
 
Sipas Arsovskit më me rëndësi është mbështetja në kuvend për procesin e reformave se sa mënyra e shprehjes së revoltës së tyre teksa shton se protestat e opozitës nuk mund të zgjasin pa fund dhe me hapjen e negociatave gjërat do të futen në binarë.
 
“Pushteti nuk ka problem me kapacitetin e saj për reformat e brendshme. Aty ku puna do të ngec janë eventualisht për reformat në kuvend për shkak të mosmbështetjes së opozitës. Përndryshe protestat nuk mund të zgjasin gjatë. Megjithatë duhet futur në ndonjë regjim normal të punës kështuqë un nuk pres zhvillim dramatik të ngjarjeve. Kuptohet e gjithë kjo periudhë do të jetë përplot me sfida nga më shumë arsye por nëse hapen një herë negociatat mendoj se gjithçka do të futet në binarë”, u shpreh analisti politik Petar Arsovski.
 
Edhe Albert Musliu nuk sheh gjë kontestuese nga protestat e paralajmëruara të VMRO-DPMNE-së derisa kjo e fundit merr pjesë në punën e kuvendit.
 
“Për derisa VMRO-DPMNE merr pjesë në punën e parlamentit, protestat nuk janë kontestuese dhe janë pjesë e demokracisë kështuqë nuk shof ndonjë kontest lidhur me atë ose ndonjë ngadalsim të proceseve eurointegruese vetëm me mbajtjen e protestave. Nga ana tjetër besoj se gjithë politikanët e përgjegjshëm kur bëhet fjalë për ligjet të cilat kanë të bëjnë me eurointegrimet do të marrin pjesë konstruktive nga se bëhet fjalë për një proces shum ma të madh se procesi zgjedhorë në maqedoni ose se kush është në pushtet apo në opozitë”, theksoi analisti politik Albert Musliu. 
 
Edhe Musliu edhe Arsovski thonë se më me rëndësi është mbështetja në kuvend për ligjet refoirmuese se sa mënyra e shprehjes së revoltës në rrugë.
 
NAIM RAMADANI