Maqedoni
Muajin e ardhëshëm nis pagesa e kredive, bankat mund të prolongojnë pagesën për 6 muaj
12.09.2020 16:45
Nga muaji i ardhëshëm do të nis pagesa e rregullt e kredive për ata që nuk i plotësojnë kriteret...

Nga muaji i ardhëshëm do të nis pagesa e rregullt e kredive për ata që nuk i plotësojnë kriteret për vazhdimin e anulimit edhe për gjasht muaj shtesë.
Një vendim të tillë ditë më parë e solli Banka Popullore, e cila u ka lënë bankave mundësinë që të vendosin lidhur me kërkesat e qytetarëve që për të dytën here ti anulojnë pagesate e kësteve të kredive edhe për gjasht muaj.
Qytetart, duhet ta informojn bankën për arsyet e kërkesës për anulimin e pagesës së kredisë, ndërsa banka do të shqyrtoj kërkesën dhe do ta njoftoj klientin për vendimin.
Qëllimi i shtyrjes së pagesës së kredive është që tu ndihmohet qytetarëve që janë prekur nga pasojat e pandemisë së virusit korona. Fatmir Idrizi nga Stopanska banka njofton se për anulimin e dytë janë përfshir shumë lloje të kredive por që banka do të shqyrtojë kërkesën e çdo klienti.
“Duke pasur parqasyh faktin se efektet negative të pandemisë vazhdojnë edhe në të ardhmen stopanska banka u mundson afat të dyt për anulim të pagesave të këstev të kredinave për qytetarët. Kushtet e anulimit të dyt për gjith klientëve do të jetë sipas llojit të kredisë, kredi për konsum të gjërë kredi automobilistike kartela kreditore etj. Banka në mënyr adekuate do ti njofotjë klientët për vendimet e marra për anulimin e kësteve. klientët do të kenë mundësi që të shfrytëzojnë anulimin për 6 muaj”, u shpreh Fatmir Idrizi nga Stopanska banka.
Qytetarët thonë se anulimi i kësteve paraqet një lloj ndihme për ta në këtë periudhë por ankohen për kamatat e larta nga bankat.
“Si sështë ndihmë në këtë kohë të pandemisë shumë prej qytetarëve nuk kanë të ardhura pasi që shum fabrika jan mbyllur dhe është mirë që të shtyhen kreditë, un mendoj se duhet të jenë pa kushte”.
“Mirë është për tu ndihmuar njerëzve, është ndihmë , e kemi shtyrë kredin por tash e kanë bërë me sms porosi , un këtë periudh skam pagu kredin për 6 muaj por tani mbetet ta shofim sedim se si do të jetëvendimi i bankave”
“Sigurisht pa kushte pasi që gjendja është e rënuar me sëmundjen dhe disa gjëra duhet të shtyhen për më tutje”
“Po por të jenë pa kamatë , kamata është shumë e lartë dhe kjo është keq për ne , e kam paguar edhe këtë periudh këstin e kredis për shkak kamatave të larta dhe nuk është asnjë lloj ndihme sipas meje”, u shprehen qytetaret.
Periudha e dyt e pagesës së anuluar të kredive të qytetarve të goditur nga kriza me kovid do të mund të zgjas deri n 6 muaj, gjegjsisht deri në fund të muajit mars 2021.
Qytetart nëse u prmirsohen kushtet do të mund të nisin pagesën e kësteve të kredive edhe para skadimit të periudhës prej gjasht muajve. Informacione shtesë qytetarët do të mund të marrin edhe në veb faqet e bankave.
GAZMEND REXHEPI
