Maqedoni
MASh: 4 Të vdekur 140 të infektuar nga Kovid 19
12.09.2020 16:59
Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1507 teste të realizuara...

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1507 teste të realizuara, 140 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, derisa betejën me virusin korona e kanë humbur 4 pacientë, edhe atë një 64 vjeçar nga Shkupi, një 73 vjeçar nga Tetova, një 63 vjeçar nga Gostivari dhe një 71 vjeçar nga Prilepi.
Sa u përekt të inektuarve nuri më I madh është regjsitruar në: Shkup-43, Tetovë-12, Strumicë-11, Kumanovë-10, Prilep-9, Gostivar-9, Strugë-7, Koçan-5, Shtip-4, Manastir-3, Kavadarc-3,Vinicë-3, Shën Nikollë-3, Dibër-3, Kërçovë-2, Resnjë-2, Veles-2, Gjevgjeli-2, Radovish-2, Dellçevë-2, Ohër-1, Kriva Pallankë-1 dhe Makedonski Brod-1.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 134 pacientë të shëruar nga virusi korona.
Deri tani gjithsejt në vend janë regjistruar 15694 të infektuar, prej të cilëve 13128 janë shëruar, 646 kanë vdekur, ndërsa aktualisht ka 1920 raste aktive.
SANIJE DURAKU
