Maqedoni
Spasovski: Vazhdojmë reformat në polici; Sindikata e policisë së Maqedonisë: Spasovski dëshiron të na heshtë
12.09.2020 17:36
Vazhdimi i reformave në polici, profesionalizimi, forcimi i elementit etik tek secili shërbyes policor...

Vazhdimi i reformave në polici, profesionalizimi, forcimi i elementit etik tek secili shërbyes policor, janë ato që ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski u zotua që do ti realizoj gjatë periudhës së ardhshme.
Ai gjatë hapjes së lojërave sindikale të policisë paralajmëroi rekonstruimin e objekteve të MPB-së, ndërsa u zotua se do të rregullohet edhe çëshjta e pagesës së orëve të punës jashtë orarit.
“Për herë të parë pas shumë vite, në vitin 2019 kemi siguruar para në buxhet me të cilat është paguar puna jashtë orarit. Ajo është mënyra e vërtetë se si ne duhet të punojmë. Këto janë borxhe të mbetura ndaj punonjësve të cilët I ka. Njëra mënyrë është ndërmjetësimi, kurse e dytë është të shohim se a do të mundemi që në tjetër mënyrë ta zgjidhim këtë problem, gjithsesi do të mvaret nga financat e shtetit. E dyta është se ka keqpërdorim serioz me orët e punës. Prandaj, veçmë në kolegjiumin e parë kemi dhënë detyrë se sit ë gjindet një sistem I cili do të garantojë një rrjedhë normale”, u shpreh ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.
Spasovski me këtë rast tha se baza e avansimit social dhe përparimit të të drejtave të punëtorve është pikërisht organizimi sindikal.
Por përderisa Spasovski zotohet për përmirësim të kushteve të punës së policëve, sindikata e policisë së Maqedonisë akuzojnë ministrin Oliver Spasovski se po mundohet të shuan sindikatin e Maqedonisë.
Sipas tyre në MPB është sjellur një lajmërim joligjor përmes të cilit thuhet se ndalohet ndërprerja e anëtarësisë sindikale.
“Me këtë ministri Spasovki dëshiron të na hesht. Spasovki dëshiron të tregojë para opinion se në ministri është gjithçka është qumësht dhe mjaltë, ndryshe nga gjendja e vërtetë që është në MPB. Asnjëherë shërbyesit policor nuk I është shkelur besimi, integrimeti dhe nderi nuk I është shkelur ashtu siç I është shkelur tani”, theksoi kryetari i sindikatit të policisë së Maqedonisë, Orce Kocevski.
Nga sindikati I policisë thanë se do të protestojnë para MPB-së .
ERSAN PAJAZITI
