Maqedoni

Prezantim i përvojave komparative në gjyqësinë e Anglisë e Uellsit

03.11.2014 09:11

Përfaqësues të Fondacionit Slin nga Londra dhe Komisioni për emërim të gjykatësve në Angli dhe Uells, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Akademinë për Gjykatë dhe Prokurorë Publikë Pavel Shatev.
 
Vizita është në kuadër të bashkëpunimit të Akademisë për Gjykatë dhe Prokurorë Publikë "Pavel Shatev" me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë me sferën e gjyqësinë.
 
Gjatë dy ditëve të vizitës do të realizohet edhe këshillim i cili do të mbahet në hapësirat e Akademisë për Gjykatë dhe Prokurorë Publikë me temë: "Përvojat krahasuese në sistemin e emërimit, vlerësimit dhe avancimit të gjykatësve në sistemin gjyqësor në Angli dhe Uells". Në këshillim do të flasin ekspertë nga Anglia: Rt Hon Sir Robin Auld nga Slynn Foundation; Rt Hon Sir Alan Wilkie dhe Jeremy Brooks nga Komisioni për emërim të gjykatësve në Angli dhe Uells. Ata para të pranishmëve do ta prezantojnë sistemin e emërimit, vlerësimit dhe avancimit të gjykatësve në sistemin gjyqësor, ndërsa njëherit përmes diskutimit interaktiv do të prezantohen edhe praktikat më të mira, si dhe mënyrën me të cilën të njejtat do të mund të zbatohen dhe të kontribuojnë në avancimin e këtij segmenti në gjyqësinë e Maqedonisë.
 
Në këshillin do të marrin pjesë përfaqësues të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, kryetarël të gjykatave me kompetencë të zgjeruar, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë, përfaqësues të Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe përfaqësues të Shoqatës për gjykatës të Republikës së maqedonisë.
 
Në hapjen e këshillimit do të kenë fjalim ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni Çarls Edmund Garet dhe Aneta Arnaudovska, drejtoreshë e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë "Pavel Shatev".