Maqedoni
Kumanovë, prindërit ndihmojnë shkollën
12.09.2020 18:25
Periudha e pandemisë në Sh.f “Bajram Shabani“ të Kumanovës u shfrytëzua për ndërhyrje të shumta...

Periudha e pandemisë në Sh.f “Bajram Shabani“ të Kumanovës u shfrytëzua për ndërhyrje të shumta në rinovimin e tërësishëm të objektit të saj, të financuar nga MASH.
Mirëpo ajo që bie në sy, ndihmesën e tyre po e japin edhe prindër të nxënësve të kësaj shkolle. Drejtori i shkollës, Mustafa Ebibi për TVM2 bënë të ditur se shumë prindër nuk hezitojnë për ta ndihmuar shkollën, siç ishte rasti më i fundit me shtruarjen e oborrit me asfalt.
“Pronari i kompanisë “Koop Inzhenering”, Agim Latifi, familja e të cilit ëshjtë e njohur për ndihmë në shkollën tonë, edhe i ati i tij i cili para 30 viteve asfaltoi oborrin e shkollës në anën tjetër të objektit, ja tani sot djali i tij po kontribon duke asfaltuar kështu një sipërfaqe prej 300m2. Në shkollën tonë janë duart e hapura të donatorëve të tjerë, Evzi Mehmeti dha një kontribut jashtë zakonisht të madh duke mbuluar me çati terracat e zyreve si dhe hyrjeve të shkollës, gjithashtu patjetër se nuk duhet harruar edhe ndihma e vëllezërve Limani të cilët kanë kontribuar në përmirsimin e kushteve të objektit shkollor”, tha për TVM 2, Mustafa Ebibi.
Ndërkohëqë, sa i përket fillimit të procesit edukativo-arsimor, në vitin e ri shkollor, konform protokolleve shëndetsore që parasheh MSH, Mustafa Ebibi thotë se ashtu siç rekomandon MASH, jemi të gatshëm për fillimin pa pengesa të vitit të ri shkollor.
“Brenda mundësive tona, brenda hapsirave poseduese, kemi shfrytëzuar kapacitetet deri në maksimum që disa paralele të cilat nuk i plotësojnë kushtet pra që kan mbi 20 nxënës do ti ndajmë në dy grupe ku jemi munduar që edhe për ata të sigurojmë lokale me qëllim që të gjithë të ndjekin mësimin me presence fizike”, tha për TVM 2, Mustafa Ebibi.
Ndryshe shkolla fillore “Bajram Shabani”, njëra ndër shkollat më të vjetra në vend, numron afër 1100 nxënës.
FATLUM AQIFI
