Maqedoni
Gjroçe Petrov: Protesta kundër ndërtimit të një kompleksi banimi
12.09.2020 18:37
Banorë të lagjes Gjorçe Petrov në Shkup protestuan kundër ndërtimit të një kompleksi banimi...

Banorë të lagjes Gjorçe Petrov në Shkup protestuan kundër ndërtimit të një kompleksi banimi në lokalitetin Juria të kësaj komune.
Ata thane se nuk jnaë kundër ndërtimeve por kërkuan zvoglimin e numrit të kateve të ndërtesave të planifikuara, pasi siç thonë ata nuk do të ektë kushte për numër aq të madh banorësh.
“Me ngritjen e ndërtesave 60 metra dhe ardhjen e 3000 banorëve në këtë pjesë, me ndërtimin e mbi 800 apartamenteve, do të ketë ndryshime demografike si dhe do të ndryshoje cilësia e jetës dhe funksionimi normal i gjithë komunës. Vetëm në këtë vend, me ndërtimin e këtyre ndërtesave, aspekti humanitar i jetesës do të rrezikohet dhe probleme shtesë janë mungesa e shkollave dhe kopshteve për banorët e rinj”, shprehet protestuesi.
Ndërkohë Komuna Gjorçe Petrov ka sqaruar se lartësia maksimale prej 17 katesh është paraparë vetëm për një pjesë të vogël të parcelës, qarkullimi i ajrit nuk do të pengohet dhe është planifikuar një zonë e konsiderueshme me gjelbërim.
Do të kërkohen zgjidhje moderne arkitekturore për ndërtesat e ardhshme.
ERSAN PAJAZITI
