Maqedoni

Gjermani: Filan Mitrev në gjykatë thot se ishte naiv

12.09.2020 19:06

Në Frankfurt të Gjermanisë ka filluar procesi gjyqësor për terrorizëm ndaj shtetasi gjerman F.M...

Në Frankfurt të Gjermanisë ka filluar procesi gjyqësor për terrorizëm ndaj shtetasi gjerman F.M, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
 
Siç kanë raportuar mediat gjermane në Nëntor të vitit të kaluar ishin arrestuar tre të rinj dhe siç kanë njoftuar mediat gjermane organizatori I një sulmi të planifikaur terrorist në Frankfurt ishte, Filan Mitrev,  djali i pronarit të një klinike të njohur private për kardiokirurgji në Maqedoninë e Veriut.
 
Siç shkruan Dojçe Vele duke cituar gazetën “Frankurter Rundshau” Filan Mitrev në Nëntor të vitit 2019 ishte arrestuar nga policia gjermane së bashku me dy të dyshuar të tjerë me origjinë turke të moshës 21 dhe 22 vjece, nën dyshimin se kanë përgatitur sulm terrorist.
 
Bashkëpunëtorët e tij potencial më vonë ishin liruar për shkak të mungesës së dëshmive, por Filan M. ishte akuzuar dhe përballet me burgim shumëvjecar. Prokuroria e ngarkon se ka planifikuar sulm vetëvrasës ndaj një restorani në Zaksenhausen afër Frankfurtit.
 
Zhan Mitrev pronari I klinikës së mirënjohur private “Filipi I Dytë” në një prononcim për portalin A1on është distancuar nga Filan M.
 
“Nuk kam asgjë me këtë. Cdo 25 vjecar është përgjegjës për veprimet e tij” – ka thënë Mitrev.
 
Ndryshe, sic njoftojnë mediat, Filan M. jeton në Gjermani bashkë me motrën dhe bashkëshorten e Dr.Mitrevit nga martesa e parë.
 
Ai para disa vitesh ka kaluar në islam, kurse media gjermane e përshkruan si isamist radikal pjesëtar I salafistëve – xhihadistëve.