Botë
Shqipëri: Tre të vdekur 164 të infektuar; Kosovë: Tre të vdekur 70 të infektuar
12.09.2020 19:28
Virusi korona u ka marrë jetën nga tre personave në Shqipëri dhe Kosovë...

Virusi korona u ka marrë jetën nga tre personave në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa numri I të infektuarve në Shqipëri arrinë në 164 persona derisa në kosovë është dukshëm më i vogël.
Tre persona kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ndërsa nga 872 testime të kryera, 164 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa janë shëruar 51 persona.
Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se tre persona kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 70 të infektuar me kovid 19 në 24 orët e fundit, pas testimit të 633 mostrave.
Në raport thuhet se edhe 122 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 2,705.
Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14,566 raste persona, prej tyre 11, 272 janë shëruar ndërsa 589 kanë vdekur.
Në nivel botëror numri i të infektuarve ka tejklauar 28 miljon e 530 mijë persona prej të cilëve mbi 19 miljon e 252 mijë persona janë shëruar ndrësa 916 mijë e 478 persona kanë humbur jetën.
