Botë

Izraeli arrinë marrveshje me Bahreinin, Irani e kundërshton marrveshjen Izrael-Bhrein

12.09.2020 19:47

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përshëndeti marrëveshjen për normalizimin...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përshëndeti marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe vendit arab, Bahreinit.
 
“Qytetarë të Izraelit, unë jam i prekur që t’ju informoj se sonte ne arritëm një marrëveshje tjetër paqeje me një tjetër vend arab, Bahreinin. Kjo marrëveshje i shtohet paqes historike me Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai në një videomesazh në hebraisht.
 
“Na u deshën 26 vjet për të arritur nga një marrëveshje të dytë për paqe në një të tretë, por vetëm 29 ditë për të arritur një marrëveshje paqeje midis shtetit të tretë dhe të katërt arab. Dhe do të ketë më shumë të tjerë. Kjo është një epokë e re paqeje”, shtoi ai.
 
Marrveshaj u kritikua menjëherë nga klasa politike palestineze, por edhe nga Irani.
 
“Ishte një vendim i ulët dhe i turpshëm që do të hyjë në histori si akt skandaloz”, tha Ministria e Jashtme iraniane përmes një njoftimi për media.
 
Kjo ministri akuzoi Bahrejnin se ka sakrifikuar palestinezët për hir të fushatës për rizgjedhjen e presidentit amerikan, Donald Trump.
 
“Populli palestinez dhe bota islamike asnjëherë nuk do të pranojnë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin”, tha Ministria e Jashtme e Iranit.
 
Bahrejni është pajtuar që ta formalizojë marrëveshjen me Izraelin në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator, ku Emiratet e Bashkuara Arabe po ashtu do ta nënshkruajnë marrëveshjen për normalizim me Izraelin.