Botë

Qeveria afgane dhe talebanët filluan bisedimet për paqë në Afganistan

12.09.2020 20:03

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, filluan bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes...

Në kryeqytetin e Katarit, Doha, filluan bisedimet e para të drejtpërdrejta të paqes ndërmjet qeverisë afgane dhe talebanëve me qëllim për t’i dhënë fund luftës disavjeçare. 
 
Në ceremoninë e hapjes së bisedimeve morën pjesë Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, komandanti i forcave amerikane në NATO dhe në Afganistan, gjenerali Austin Scott Miller si dhe delegacione përfaqësuese të qeverisë afgane dhe talebanëve.
 
Abdullah Abdullah, kryetari i Këshillit të lartë kombëtar afgan për dakordimin në fjalën e tij hapëse i shprehu falënderime talebanëve që i kanë kushtuar vëmendje zërit të popullit dhe qeverisë afgane që ka marrë pjesë në bisedime.
 
Ai tha se afganët duan të forcojnë qeverinë në bazë të kushtetutës për shkak se kanë jetuar “një jetë të dhimbshme” pa qeveri. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në fjalimin e tij tha se kjo është “një ditë historike” për Afganistanin.
 
“Shpresojmë se kjo mundësi historike nuk do të humbasë dhe se procesi i bisedimeve do të hapë rrugë për një marrëveshje të përhershme të paqes”, tha Çavuşoğlu.
 
Anëtari i Zyrës së talebanëve në Katar, Molla Muhammed Davud përpara hapjes tha se mirëpresin fillimin e drejtpërdrejt të bisedimeve si dhe uroi që kjo të sigurojë përfundimin e luftës e cila ka copëtuar vendin për vite.