Botë

Dita e dytë me radhë mbi 3.000 të infektuar të rinj në Britani të Madhe

13.09.2020 15:34

Britania e Madhe ka regjistruar më shumë se 3.000 raste të reja të koronavirusit dy ditë me radhë...

Sektori për shëndetësi dhe mbrojtje sociale shënoi rritje ditore prej 3.497 raste të reja, diçka më pak se numri prej 3.539 të premten, që është bilanci më i madh ditor që nga 17 maji.

Rastet ditore të paraqitura janë dyshim më shumë se java ose dy mbrapa. që është rritja më e madhe e cila shkaktoi shqetësim rreth valës së dytë të epidemisë.

Britania e Madhe ka paraqitur më shumë se 41.600 raste të vdekjes lidhur me Kovid-19, që është më së shumti në Evropë.

Qeveria britanike njoftoi se tubimet sociale në Angli do të kufizohen në gjashtë persona në ambient të mbyllur dhe të jashtëm, ndërsa shkelësit e rregullave prej nesër do të gjobiten./mia