Maqedoni

Fushtophanë: Nga gypi i kanalizimit uji mbush disa podrume; Komuna e Çairit: Do të intervenojmë së shpejti

13.09.2020 16:14

Për më shumë se 5 muaj banorët e rrugës Bllagoja Paroviç të Fushë Topanës...

Për më shumë se 5 muaj banorët e rrugës Bllagoja Paroviç të Fushë Topanës për të hyrë në bodrumet e tyre duhet të vishen me çizme, pasi ato janë të mbushura me ujë, për shkak të shpërthimit të gypit të kanalizimit.
 
Kjo ka bërë që të kundërmon erë e keqe dhe të ketë shumë mushkonja. Banorët e lagjes thonë se për këtë problem kanë kërkuar zgjidhje nga komuna e Çairit, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
 
Apelojnë për një zgjidhje të shpejtë pasi siç thonë rreziku prej infektimeve të ndryshme është I madh. 
 
“Ka shpërthyer gypi kryesor që vjen kah rruga kryesore. Kemi parashtruar kërkesa deri te komuna Çair. Kryetari I komunës erfhi këtu para zgjedhjeve dhe premtoi gjithçka për të fituar vota, por prej atëherë nuk kemi më përgjigje. E patë se si është poshtë, unë e pyes kryetarin e komunës nëse në shtëpi tek ai është kështu 5 muaj, a do të gjente zgjidhje?”, u shpreh Marijan Jakimovski, banor i lagjes Fushë-Topanë.
 
“Gjendja është katatrofë këtu. Së pari vjen era e keqe, ka mushkonja, ka 5-6 muaj që është ky problem”, theksoi Nedim Idrizi, banor i lagjes Fushë-Topanë.
 
“Unë çdoherë që dal prej hyrjes dhe shkoj të blej buk nuk mundem frym me marr prej erës së keqe. E fëmijët çfarë bëjnë gjithë ditën këtu, ka fëmijë të vegjël. Kjo duhet një rrugëdalje me pas”, u shpreh Nuri Ameti, banor i lagjes Fushë-Topanë.
 
Ndërkohë nga Komuna e Çairit premtojnë zgjidhje të shpejtë të problemit. 
 
“Gjatë ditës së nesërme pikë e parë e rendit të ditës në mbledhjen e caktuar të kolegjiumit do të jetë zgjidhja e problemit me kanalizimin në rr. Bllagoja Paroviq, në të cilin do të definohen detajet dhe dinamika e procesit të punës. Procesi i sanimit të problemit do të fillojë në afat sa më të shkurtë të mundshëm gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e komunës së Çairit. 
 
ERSAN PAJAZITI