Maqedoni

Grubi: BDI 5 zv/minsitra dhe 5 sekretar shtetëror, të gjit të punësuarit do të sistemohen

13.09.2020 16:33

Partnerët e kualicionit i kanë ndarë postet në eshalonin e dytë...

Partnerët e kualicionit i kanë ndarë postet në eshalonin e dytë, BDI do të ketë 5 zëvendësminsitra dhe 5 sekretar shtetëror, bën të ditur zëvendëskryemisnitri i parë Artan Grubi, i cili pret që kabineti qeveritarë javën e ardhëshme të kompletohet plotësisht.
 
Grubi paoshtu tha se ende po diskutohet për ndarjen e drejtorive, ndërsa tanimë është dakorduar që 5 drejtori të cilat deri tani i kanë udhëhequr kuadro të BDI-së, të këmbehen me 5 drejtori që i kanë udhëhequr kuadro të LSDM-së.      
 
"Kemi marr Zëvendësministrin e punëve të brendëshe, zv/minsitrin e mbrojtjes, të drejtësisë, transporti dhe shëndetësisë. Pes Zëvendësminsitri dhe 5 sekretar shtetëror të cilat janë në proces të emrimit bashk edhe me strukturat tona. Besoj që nesër pasnesër ditët në vijim do ti keni emrat në opinion. Ato që i lexova në mediat elektronike janë apsolutisht të pa vërteta.Ndarjet në pozicionet e drejtorëve nuk janë bërë por janë bërë disa nga këmbimet, do të thotë ne kemi pasur 5 pozita të drejtorëve nga drejtoritë e veçanta dhe i kemi këmbyer me 5 drejtori të tjera nga LSDM. PSH fondin pensional e kemi drejtuar ne për më shum se një dekaadë ndërsa e kemi këmbyer me ndërmarrjen e rrugëve, apo postën e kemi këmbyer me ndërmarjen MEPSO", u shpreh zv/kryeministri i parë Artan Grubi.                                                                                                    
 
Duke shpalosur priorittet e punës së tij si zëvendëskryemisnitër i parë dhe minister për sistem politik, Artan Grubi tha se ndër prioritetet e punës së tij do të jetë mbarvajtja e Marrëveshjes Korniz të Ohrit,  krijimi i politkive për mirbajtjen e besimit ndëretnik, tolerancës, barazi dhe drejtësi për të gjith, dhe sistematizimi I 1359 administratrëve në institucionet e shtetit në qendër dhe në degët rajonale.                                  
"Në afat sa më të shpejt do të sigurojm që të gjith të punësuarit, të sistemohen në vende të punës në pajtim me marrveshjen e MO-së në institucionet shtetrore. Do të njohim diplomat e fakultetit të të gjith administratorëve, do ti frymzojm që të mbindërtojn të ardhmen e tyre në këtë vend. Do të fillojm dhe monitorojm reformat e nevojshme për barazi të plot të qytetarëve, përfshir edhe drejtësin joselektive nëpërmjet të vetingut. Do të intesifikojm dinamikën e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, do të kompoletojm agjensin për zbatimin e gjuhëve por edhe inspektoratin për zbatimin e gjuhës shqipe", theksoi Grubi.                                                                                             
 
Grubi poashtu tha se do të punojnë fuqishëm në drejtim të kultivimit të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
 
SANIJE DURAKU