Maqedoni

Pensionimi i detyruar, Zeqiri: Krijohet hapsirë për kuadro të reja, nuk duhet të vlej për shëndetësinë dhe arsimin

13.09.2020 16:47

Pensionimi i detyrueshëm i punojnjësve në moshën 64 vjeçe do të lehtësojë stërngarkimin e inistitucioneve...

Pensionimi i detyrueshëm i punojnjësve në moshën 64 vjeçe do të lehtësojë stërngarkimin e inistitucioneve me kuadër të vjetëruar. Kështu shprehet eksperti ekonomik, profesori  universitar, Izet Zeqiri në një prononcim për TVM2.
 
Përmes këtij vendimi , që hyn në fuqi vitin e ardhshëm , lirohen institucionet nga 10 mijë persona deri në  64 vjeç dhe në këtë mënyrë krijohet hapsirë për punësimin e kuadrove të reja, sqaron ai.
 
“Qeveria dëshiron të eliminojë në të ardhmen angazhimin  e punonjësve mbi 64 vjeç të cilët aktualisht janë të angazhuar në shumë sektorë. Por ajo ka për qëllim që të mos u jep mundësinë edhe 10 mijë punëtorve të ardhshëm të cilët janë në prag të 64 vjeçve të zgjedhin  nëse do të penisionohen apo të vazhdojnë punën. Administrata është e stërngakuar me të punësuar dhe në administratë nuk ka nevojë t’u jepet mundësi të punës për personat mbi 64 vjeç pasi ka shumë profile të cilat mund të zëvendësohen. Të rinjtë kanë eksperience të mjaftueshme që  mund të zëvendësojnë në ato punët që janë më specifike dhe kështu t’u hapet mundësi edhe për punësimin e gjeneratave të reja”, u shpreh eksperti politik Izet Zeqiri.
 
Shëndetësia dhe arsimi i lartë janë drejtime deficitiare në vend, andaj Zeqiri thekson se në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet që këto ndryshime të vlejnë për këto drejtime.
 
"Droja është se shfuqizimi i pensionomit të vonuar do i le spitalet pa mjekë profesionist dhe universitetet pa profesor, nëse këto dy kategori të profesioneve nuk përjashtohen me ligjin. Prandaj uroj që në zgjidhjen ligjore të përfshihen këto dy katgori pasi shteti ka nevoj që në këto profesione të angazhoj edhe mbi 64 vjeç", theksoi Zeqiri.
 
Sipas Zeqirit, masa do të rifreskonte strukutrën  e të punësuarve prej 56-64 vjeç në sektorin publik, ku shifrta flasin se kjo kategori e të punësuarve, përbën  22.3 përqind të numrit aktual.
 
ZEKIRIJA MEXHITI