Maqedoni
Familja Ibrahimi, apel për ndihmë që të përfundojnë shtëpinë
13.09.2020 17:05
Edhe pse vetëm pesë minuta larg qendrës së Shkupit, varfërinë e hasëm sërisht në lagjen Duqangjik në Shkup...

Edhe pse ka shumë dyqane përreth, anëtarët e familjes Ibrahimi, nuk po arrjnë të gjejnë dot punë. Babai i familjes është në shtrat, dhe eka të pamundur të sigurojë të ardhura.
Kur për herë të parë publikuam storien e jetës së tyre në emisionin Lot dhe gëzim, 6 muaj më parë, thirrjes sonë për ndihmë ju përgigjën shumë donator të cilët mblodhën mjaft të holla për ndërtimin e shtëpisë. Por ato nuk mjaftojnë për ta nisur rindërtimin prandaj familja Ibrahimi lut edhe për pak ndihmë.
"Zoti i shpërbleftë ishalla me të mira. Ne nuk ua harojmë asnjëherë ndihmën , ishalla shpresojm që të ndryshojë jeta jone , po jeta jonë ka ndryshu, kemi një shpresë se do te jetë ndryshe", u shpreh kryefamilarja Kimete Ibrahimi.
"Jemi shumë mirënjohëse që njerëzit na kanë ndihmuar. Për të dal në televizor nuk ka qenë e lehtë, por I kemi mbyll syt dhe lusim zotin që mos të na zerë shtëpia brenda sespe është shume e rrënuar , urojmë që të fillojmë me ndërtimin . Nuk kemi mbledhë akoma të holla , edhe pak duhen që mos të na zejë dimri këtu", theksoi vajza Shemsije Ibrahimi.
Teksa ishin në pritje të mbledhin të gjitha paratë e nevojshme për një shtëpi modeste, tavani i shtëpisë së vjetër u rrëzua.
"Kur ra tavani I shtëpisë isha në dhomë me nipin dhe isha shumë e stresuar . Nuk e mendoja veten por nipin që kisha me vete. Fillova të dridhem por falë Zotit , po ka qen vonë, natë , kur ju telefonova . Kur bie shi vëndoj kova që mos të laget tapeti dhe kam frikë që mos ta zejë rryma", u shpreh kryefamilarja Kimete Ibrahimi.
Me grumbullimin e shumicës së parave, shpresa e tyre u shtua, se më në fund edhe ata do kenë një kulm mbi kokë.
Njëherë treguam se njerëz bujarë ka, le të mbledhim forcat edhe këtë herë për ti mundësuar famijes ibrahimi më në fund të fillojë ndërtimin e shtëpisë së re, pse jo edhe ndonjë vend pune për fëmijët e rritur.
HAMIDE IBRAHIMI
