Botë
Mitsotakis: Greqia me program të madh të blerjes së armëve; Pompeo: Greqisë dhe Turqisë të gjejnë zgjidhje diplomatike
13.09.2020 18:08
Greqia do të furnizohet me18 avionë luftarak të prodhimit francez “Rafale” si dhe anije dhe helikopterë...

Greqia do të furnizohet me18 avionë luftarak të prodhimit francez “Rafale” si dhe anije dhe helikopterë ndërkohë që do të rekrutojë 15 000 ushtarë shtesë dhe do të financojë më shumë industrinë e saj të mbrojtjes.
Këtë e bëri të ditur Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis duke njoftuar për një program të madh të blerjeve të armëve dhe një riorganizim të forcave të armatosura greke. Ky paralajmërim i kryeminsitrit grek vjen në rrethana kur janë rritur tensionet mes Greqisë deh Turqisë në Mesdheun Lindor.
"Ankaraja përveç provokimeve në Mesdhe po e nënvlerëson paqen në përgjithsi, po e kërcnon kufirin lindor të Evropës dhe sigurinë në udhëkryqin mes tre vendeve", u shpreh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Nga ana tjtër Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dje nga Nikosia, shprehu shqetësim të thellë mbi aktivitetet turke në Mesdheun lindor dhe kërkoi zgjidhje diplomatike mes Greqisë dhe Turqisë.
“Vendet e rajonit duhet ti zgjidhin mospajtimet përfshi edhe çështjen e sigurisë, dhe resurset energjetike. Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për operacionet turke për të kërkuar burime natyrore në zonat e Mesdheut lindor që Greqia dhe Qiproja pretendojnë se u përkasin atyre”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.
Ndërkohë në takimin e mbajtur në ishullin francez të Korsikës, grupi joformal i shteteve mesdhetare të BE-së: Franca, Italia, Spanja, Malta, Greqia dhe administrata e Qiprios Greke, plus Portugalia, lëshuan një deklaratë që paralajmëronte Turqinë për "masa të reja kufizuese".
"Ne ritheksojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me Qipron dhe Greqinë përballë shkeljeve të përsëritura të sovranitetit dhe të drejtave të tyre sovrane, si dhe veprimeve konfrontuese nga Turqia. Ne pohojmë se në mungesë të progresit në përfshirjen e Turqisë në dialog dhe nëse ajo nuk përfundon aktivitetet e saj të njëanshme, BE është e gatshme të zhvillojë një listë të masave të tjera kufizuese që mund të diskutohen në Këshillin Evropian në 24-25 Shtator 2020", thuhet në deklaratën e lëshuar pas takimit.
Por Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu, duke e hedhur përgjegjësinë te Greqia, ka kërkuar që Bashkimi Europian të veprojë si një “ndërmjetës i ndershëm” në rajonin e Mesdheut Lindor, e jo të mbaj anën e Greqisë.
SANIJE DURAKU
